Festa

DREVENT ofron zgjidhje të avancuara për organizimin e çdo lloj party, duke mbuluar të gjitha format – nga festat e vogla e private deri te ato të mëdha e publike. Ne operojmë në çdo ambient, qoftë në shtëpi, lokale, kafiteri, restorante apo diskoteka, duke sjellë stil, teknologji dhe emocion në çdo detaj.

Pajisjet dhe efektet tona të specializuara përfshijnë:
    •    Tymra me presion të lartë, të vendosur në tokë apo në lartësi të ndryshme, me drita LED të integruara, për efekte dinamike
    •    Drita dhe lasera të ndryshëm, për një atmosferë vizuale të gjallë dhe mbresëlënëse
    •    Tymra të butë, që qëndrojnë gjatë në sipërfaqe dhe krijojnë efekt magjik
    •    Confetti machine, me presion të ulët ose të lartë, të përshtatura për momente kulmore
    •    Photobooth me ose pa LED, që mund të përdoret nga 6–7 persona njëkohësisht, për kujtime të paharrueshme
    •    Pasqyrë fotografike (Mirror Booth) me dritë LED të integruar, që realizon fotografi me aparat profesional dhe printim të menjëhershëm me teknologjinë më të fundit të Canon
    •    Fire machines, për efekte dramatike dhe energji në çdo skenë
    •    Cold Spark për ambiente të brendshme dhe Hot Spark për ambiente të jashtme, me fuqi të personalizueshme sipas dëshirës dhe siguri të garantuar

Çdo shërbim nga DREVENT është i menduar për të ofruar elegancë, cilësi dhe përvojë unike, duke bërë që festa juaj të mos harrohet kurrë. Ne nuk sjellim vetëm pajisje – sjellim emocion, atmosferë dhe kujtime të gjalla!

DREVENT © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.