DREVENT ofron zgjidhje profesionale për organizimin e eventeve politike, me fokus në realizimin dinjitoz dhe funksional të çdo paraqitje publike. Shërbimet tona përfshijnë:
• Organizimin e tubimeve dhe prezantimeve politike
• Rregullimin dhe arredimin e hapësirës për fjalime dhe dalje publike
• Dekorimin e skenës dhe ambientit sipas kërkesave specifike
• Sigurimin e ekraneve LED të madhësive të ndryshme
• Zërim profesional, të përshtatshëm për çdo lloj audience
Në fushën e eventeve sportive, DREVENT ofron pajisje moderne dhe efekte vizuale që e kthejnë çdo festë në një spektakël të vërtetë. Organizojmë evente për të gjitha sportet.
Shërbimet tona sportive përfshijnë:
• Confetti machine me fuqi të lartë për festime mbresëlënëse pas fitoreve dhe titujve
• Tym të fuqisë së lartë për hyrje efektive dhe skena emocionuese
• Makina për flaka (fire machines) për momente kulmore dhe prezantime të veçanta
• Fishekzjarre profesionale për finalizimin spektakolar të çdo eventi
DREVENT është partneri juaj i besueshëm për çdo ngjarje politike apo sportive, duke garantuar cilësi të lartë, kreativitet dhe përkushtim në çdo detaj organizativ.